INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, këto lloj femrash do takoni në jetë, derisa të gjeni  atë që do jua marrë zemrën

Meshkuj, këto lloj femrash do takoni në jetë, derisa të gjeni atë që do jua marrë zemrën

Publikuar më: 11:59 20-12-2018
Edhe për meshkujt  është e njëjta gjë, ata takojnë shumë femra në jetën e tyre dhe më pas zgjedhin të duhurën.
Ja llojet e femrave, sipas intv.al që kanë qenë pjesë e jetës së çdo mashkulli:
 
1. Femra që dëshiron të jetë me ju gjatë gjithë kohës
Këto lloj femrash dëshirojnë të kontrollojnë gjithçka. Ajo mendon se duhet të jetë me ju, edhe kur dëshironi të dilni vetëm me shoqërinë tuaj. Ato mendojnë se kjo është mënyra për të kontrolluar partnerin.
2. Femra me familje shumë tradicionale
Kjo është nga ato femrat, që kanë familje tradiconale. Ajo ju detyron  të takoni familjen e saj, për t’u siguruar që ju keni qëllime serioze me të.
3. Femra e festave
Ajo  preferon të argëtohet me miqtë e saj në fundjavë, të pijë alkool dhe të kërcejë. Lidhja juaj me të ka qenë në shumicën e kohës nëpër lokale. Duhet thënë që këto lloj femrash nuk janë të mërzitshme, pasi mendojnë të kënaqen duke dalë shpesh.
4. Femra murgeshë
Kjo lloj femre është e ndrojtur shumë dhe në shumicën e kohës keqkupton atë që ju bëni.  Kjo është vajza që do t’iu bëjë të ndiheni  fajtor  dhe  do t’iu japë të drejtë  shumë rrallë. Sipas intv.al ajo  i shikon gjërat me negativitet.
5. Femra që mendon se është më e mira
Ajo dëshiron të dëgjojë atë që pëlqen të dëgjojë. Kjo lloj femre e shikon veten si superiore në një lidhje, pasi vetëm veprimet e saj janë të duhurat.
 6. Femra e pasigurtë
Ajo është e mrekullueshme, por  nuk është e sigurt për gjërat që bën. Bëhet gati shumë vonë dhe i pëlqen t’i dramatizojë gjërat. Kjo lloj femre,sipas intv.al  është shumë xheloze.
7. Femra e fiksuar me rrjetet sociale
Ajo dëshiron që çdo hap në lidhjen tuaj të bëhet publike në rrjetet sociale.  Kudo, sipas intv.al që ju shkoni ajo dëshiron të postojë foto dhe nëse ju nuk  tregoheni i interesuar, ajo do mërzitet.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996