INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, mos i dërgoni  ndonjërës që pëlqeni këto 4 mesazhe. Mos gaboni më!

Meshkuj, mos i dërgoni ndonjërës që pëlqeni këto 4 mesazhe. Mos gaboni më!

Publikuar më: 12:20 07-12-2017
Eksperti i marrëdhënieve Michael Masters, autor i “Text Appeal For Guys” është shprehur se "femrat zakonisht nuk ju japin një shans të dytë”. Këtu janë gabimet që ju mund të shmangni  kur i dërgoni mesazh një femre. Mos thoni më pas që nuk ju paralajmëruam. Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. Mos i dërgoni mesazhe me shkurtime
Kohët e fundit, shumica e njerëzve “ përtojnë”, t’i shkruajnë fjalët ashtu si janë, por preferojnë me shkurtime. Të shkruarit një mesazh  është  e rëndësishme, pasi mund të shmangësh ndonjë keqkuptim. Nëse i shkruani me shkurtime, ajo do mendojë se keni mungesë respekti ndaj saj.
2. Ftesat e minutës së fundit
Ftesat e minutës së fundit, nuk janë të këndshme. Prandaj, sipas intv.al sigurohuni disa ditë më parë për t’i bërë  ftesë. Mundohuni t’ja bëni qejfin në këtë mënyrë, pasi do e fitoni më lehtë respektin e saj. Mesazhi ftues duhet të jetë i këndshëm.
3. Mos u tregoni të pavendosur
Femrat  pëlqejnë kur ju merrni përgjegjësi, sepse pavendosmëria si "Kudo që dëshironi të shkoni" ose "Unë mund të ha çdo gjë". Femrat nuk i duan meshkujt të cilët nuk e kanë idenë për të bërë gjëra.
4.  Dhënia e një përgjigjeje me një fjalë
Teksti i saj është me tre paragrafë, ndërsa i juaji me një fjalë. Kjo gjë do e mërziste një femër, prandaj mundohuni të shkuani pak më shumë. E dimë, që meshkujt janë më të prerë për gjërat, por mundohuni.
Burimi: Mensfitness
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316