INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj nëse partnerja bën këtë sjellje, po ju tradhëton

Meshkuj nëse partnerja bën këtë sjellje, po ju tradhëton

Publikuar më: 20:18 28-07-2018

Tradhtia është një nga fenomenet më të këqija që mund t’i ndodh një personi.

Ditëve të sotme, sipas statistikave, një pjesë e madhe e dy gjinive i tradhtojnë partnerët. Pra, kryejnë akte të pabesisë. Ndonëse disa prej tyre mund të kenë arsye të forta për ta bërë këtë, disa tjerë e bëjnë thjesht nga epshi seksual.

Sidoqoftë, nëse jeni i dashuruar tmerrësisht në një vajzë dhe e keni vërejtur se gjërat kanë ndryshuar së fundmi, atëherë shenjat e mëposhtme mund të jenë indikatorë se ajo është duke ju tradhtuar.

Një shoqe e re në skenë…

Keni vërejtur së fundmi se partnerja ka filluar të del shumë shpesh me një shoqe të re? Nëse një shoqe e tillë është shfaqur papritmas dhe e dashura juaj nuk mund të ndalet duke shënuar mesazhe, duke dalë me të dhe duke folur për të, atëherë duhet të keni kujdes.

Pra, kujdes të veçantë keni nga kolegët dhe miqtë me të cilët ajo nuk të njofton.

Është fiksuar pas orarit tuaj…

A është zonja juaj duke shfaqur interes të papritur në aktivitetet tuaja ditore? Ndoshta kjo nuk është asgjë, por njëkohësisht mund të jetë shenjë se ajo është duke u përpjekur të kuptojë se ku dhe kur do të shkoni, në mënyrë që ta planifikojë takimin e saj me partnerin e ri.

Por, nuk bën të paragjykoni – ndoshta thjesht është duke përgatitur ndonjë befasi për ju!

Një lidhje e papritur me telefonin e saj…

Nëse e vëreni se partnerja më nuk e lë telefonin vërdallë në shtëpi dhe vazhdimisht e ka në dorë, atëherë ajo mund të jetë duke fshehur diçka nga ju.

Humbja e interesimit në seks

Ju e dini këtë ndjenjë – kur jeni në një lidhje të re seksuale, ai person është e vetmja me të cilin e shihni veten duke bërë seks. E njëjta ndodh edhe te tradhtia. Nëse partnerja ka humbur interesimin krejtësisht për seks, pa e shpjeguar ndonjë arsye tjetër, ajo thjesht e ka interesimin e plotë diku tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545