INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, u gjet sekreti! Partnerja juaj ideale duhet të merret me ketë aktivitet urgjentisht! [FOTO]

Meshkuj, u gjet sekreti! Partnerja juaj ideale duhet të merret me ketë aktivitet urgjentisht! [FOTO]

Publikuar më: 11:35 19-09-2017
Ekspertët vazhdojnë edhe na habisin me studimet e tyre. Në këtë artikull, do flasim për një aktivitet i cili mesa duket i bën femrat të jenë partneret më të mira. Bëhet fjalë për: yogën, e cila nuk është thjesht një aktivitet fizik rutinë, por një mënyrë e të jetuarit të jetës. Meshkuj, nëse partnerja juaj, merret me këtë aktivitet, i cili po përhapet shumë në të gjithë botën, atëherë ajo ka shumë gjëra pozitive. Pra, kjo praktikë e vjetër e cila e ka origjinën nga India paska shumë veti të mira në shëndetin fizik dhe mendor.
1. Janë në formë të shkëlqyer
Të bërit yoga do t’ju bëjë të dukeni shumë seksi, duke filluar me çdo pjesë të trupit tuaj, pasi muskujt tonifikohen mirë. Prandaj, çdo mashkull do ndihej mirë nëse partnerja e tij do dukej në formë të mirë trupore. Përgjigja është vetëm: yoga.
2. Janë fleksibël
Të jesh në gjendje të marrësh shumë pozicione, vetëm nëse merresh me yoga mund ta realizosh. Ajo do e ndjejë veten shumë elastike dhe kjo do e ndihmojë të realizojë shumë ushtrime.
3. Kanë një jetë më të nxehtë seksuale
Kjo gjë mendojmë është ndër më kryesoret në një lidhje. Meshkujt do  dëshironin gjithmonë të kishin në krah një femër të tillë. Jeta e shëndetshme seksuale, do e bënte lidhjen më të fortë dhe nuk do mendohej fare tradhëtia. Ku ka më mirë, apo jo?!
4. Janë shumë të relaksuara
Yoga, si praktikë këtë gjë ka në fokus, eleminimin e stresit dhe gjetjen e qetësisë shpirtërore. Nëse partnerja juaj do ishte e tillë, kjo do ndikonte për të pasur një lidhje shumë të lumtur. Prandaj, femra sa më të qeta të jeni, aq më shumë do t’ju dashurojë mashkulli që keni në krah.
5. I balancojnë mirë gjërat
Në jetë nëse i balancon mirë gjërat, është arritja më e mirë për të gjithë. Yoga i ndihmon t’i komunikojnë qartë ndjenjat e tyre dhe të bëjnë një ndarje të mirë, mes dashurisë dhe punës. 
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059