INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt

Meshkujt "çmenden" dhe tremben njëkohësisht vetëm nga kjo lloj femre

Publikuar më: 12:18 05-04-2017

Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt ndihen shumë të tërhequr ndaj femrave inteligjente e megjithatë, ikin me vrap prej tyre.

Pikërisht kështu. Kërkimi i kryer nga tre universitete amerikane: Universiteti i Buffalo-s, Universiteti Luteran i Kalifornisë dhe Universiteti i Teksasit, ka nxjerrë përfundimin se meshkujt ndihen të joshur nga vajzat që shfaqen si inteligjente gjatë takimit të parë, por kur vjen fjala për t'i kërkuar një takim të dytë, preferojnë të mos e ndërmarrin këtë hap.

Studimi është realizuar me dy pjesë: Fillimisht, meshkujve u është kërkuar të zgjedhin se cila është femra që i tërheq më shumë: Ajo që shfaq intelekt në gjuhë të huaja apo matematikë, apo ajo që shfaq injorancë në këto dy fusha të dijes. Shumica dërrmuese e tyre thanë se tërhiqen nga kategoria e parë.

Në pjesën e dytë, ata janë pyetur nëse do të dilnin me një vajzë që shfaq intelekt, por këtu ata janë treguar aspak të guximshëm duke zgjedhur të largohen, dhe duke shprehur më pak dëshirë për të pasur kontakte të mëtejshme me të.

'Përpara këtyre vajzave inteligjente, ata ndihen më pak burra', thuhet në përfundimet e ketij studimi.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281