INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt e pasur më pak besnikë dhe të lumtur? Zbuloni pse!

Meshkujt e pasur më pak besnikë dhe të lumtur? Zbuloni pse!

Publikuar më: 12:23 03-08-2016
Kohët e fundit, materializmi është i pranishëm kudo.
Shumica e  femrave, e vlerësojnë një mashkull nga gjendja ekonomike e tij, ndërsa karakteri është në plan të dytë. Studimet  tregojnë se meshkujt e pasur, sjellin të ardhura mjaft të mira, por me vete kanë edhe: mendjemadhësinë, ironinë dhe komunikimin e keq. Një martesë e tillë nuk është e thënë të jetë e suksesshme. 
 
Hulumtimi i ri i qendrës “Rev Risrc”, i cili ka treguar që meshkujt me të ardhura më të vogla dhe ata me të ardhura të mesme janë më të mirë në krevat, më besnikë dhe më emocionalë. Këtë gjë e pohon edhe profesor Galinski i Universitetit në Chicago, i cili thotë që meshkujt e varfër janë më pak hipokritë, sesa meshkujt e pasur.
Meshkujt jo me pasuri të madhe, janë më të kujdesshëm me njerëzit e panjohur, sepse janë edhe më të gatshëm për të biseduar.
Meshkujt e pasur janë më të vrazhdë dhe më mendjemëdhenj, sepse mendojnë  që nuk kanë nevojë për njohje të reja. 
 
Si thotë edhe Will Smith: “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që nuk i kanë fituar, për të blerë gjëra që nuk i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që në fakt nuk i pëlqejnë”.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104