INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt i thonë këto gjëra vetëm kur dashurojnë vërtetë

Meshkujt i thonë këto gjëra vetëm kur dashurojnë vërtetë

Publikuar më: 14:30 12-06-2020

Më frymëzon- Kushdo mund ti thotë një femre se është e bukur dhe sensuale, Por dikush që është i dashuruar, e sheh si frymëzim dhe nuk rresht së thëni.

Nuk dua të takoj asnjë tjetër- Kjo është një deklaratë e qartë, për të thënë se i mjaftoni veç ju.

Do të doja që të vije me mua– Kjo gjë mund të ndodh për një festë të organizuar nga shoqëria e tij apo familja. Nëse iu thotë diçka të tillë, është një tregues i qartë se dëshiron që t’iu përfshijë në sfera më të rëndësishme të jetës së tij.

Dua të të ndihmojë– Nëse ju ndihmon vazhdimisht, kjo do të thotë se dëshiron të kujdeset për ju.

Dua të të prezantoj me familjen dhe miqtë– Ndonëse mund të mos e dijë ende nëse po planifikon një të ardhme me ty, dëshiron që të afrohesh më shumë me të. Në nënvetëdijen e tij, po mendon për ti bërë gjërat më serioze.

Eja tek unë– Nëse dëshiron që të jeni me të kur zgjohet, do të thotë që të ndjen shumë pranë dhe se dëshiron që të të ketë pranë në çdo moment.

Kur të martohemi/bëhemi me fëmijë/ do të zhvendosemi– Nëse thotë këto fjalë, do të thotë se dëshiron që të jetoni bashkë, shkruan noa.al. Madje dëshiron që ai të jetë me ju, kur të arrijë objektivat që i ka vendosur vetes.

“Të dua”- Këto dy fjalë mund të shfaqen në çdo moment gjatë lidhjes. Por nëse vazhdon t’iu thotë se ju dashuron, do të thotë se është një person i dashur dhe se dëshiron që t’iu bëjë të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.0025508403778076