INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt kanë zbuluar PËRSE duan që femrat ta bëjnë hapin e parë

Meshkujt kanë zbuluar PËRSE duan që femrat ta bëjnë hapin e parë

Publikuar më: 17:29 19-11-2019

Si ndihen meshkujt kur vajzat e bëjnë hapin e parë dhe marrin guximin t’u ofrohen, është pyetje e cila shpesh bëhet në shoqërinë meshkuj-femra

“Çdo mashkull do të jetë shumë i lumtur nëse e bëni hapin e parë”, ka thënë njëri ndër meshkujt i cili ka marrë pjesë në hulumtim.


Për të qenë valid hulumtimi, kanë marrë pjesë meshkujt të cilët nuk duan që vajza e para t’u afrohet dhe kanë dhënë arsyetimin e tyre përse nuk duan.


“Kështu është për shkak që kryesisht nuk u besojmë njerëzve, prandaj kur dikush fillon të të vardiset pa kurrfarë arsye, pyes cili është motivi i tij i vërtetë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të takohesha me vajzën e cila e ka bërë hapin e parë, mirëpo reagimi im fillestar është që të ruhem”, ka thënë njëri ndër pjesëmarrësit në hulumtim.


Poenta qëndron në faktin që meshkujt i duan komplimentet, ndërkaq kur fillojnë të marrin vëmendjen nga femrat, kjo ua shton vetëbesimin.

“Mendoj që shumicës së meshkujve u pëlqen kur femra e para u afrohet. Meshkujt, kryesisht, rrallë marrin komplimente, ndërkaq kur vajza e para u afrohet, e marrin si kompliment të madh, ka ndërhyrë pjesëmarrësi tjetër.

Pra, femra, lirisht bëjeni hapin e parë.

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902