INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesia i ditëve moderne: Njihuni me njerëzit që pretendojnë se janë Jezus Krishti [FOTO]

Mesia i ditëve moderne: Njihuni me njerëzit që pretendojnë se janë Jezus Krishti [FOTO]

Publikuar më: 12:43 08-09-2017

Në vitin 2014 Jonas Bendiksen realizoi një seri fotografish duke sjellë kronika të disa njerëzve që pretendonin të ishin Mesia biblik.

Disa prej tyre kanë disa mijëra ndjekës, ndërsa të tjerë janë “amatorë” të vërtetë, me vetëm disa dishepuj që numërohen me gishtat e një dore. Në kontrast me historitë e lashta, Mesiat e Bendiksen i komunikojnë zbulesat e tyre nëpërmjet Facebook dhe videove virale në YouTube. Secili prej tyre beson se ësthë i zgjedhuri, ai që do të shpëtojë botën.

Këtu INRI Cristo po shoqërohet nga dishepujt e tij në një piedestal lëvizës me rrota. INRI janë inicialet që Pons Pilati vendosi mbi kryqin e Jezusit, që kishte kuptimin “Jezus Krishti, Mbreti i Hebrenjve”. INRI Cristo ecën me një tip monopatine përreth pronës së tij në afërsi të Brazilias, e njohur ndryshe si Jeruzalemi i Ri. Ai iu predikon ndjekësve të tij nga maja e një kabine. Dishepujt jetojnë një jetë të qetë dhe të veçuar pak jashtë pronës së INRI, duke kultivuar vetë shumicën e ushqimit të tyre dhe duke u fokusuar tek misioni i INRI.

me1.png

me2.jpg

me3.jpg

Jezusi i Kitwe ecën përreth i mbuluar nga një qese e zezë marketi për të ndarë mesazhin e Jezusit të rikthyer. Ashtu siç Jezusi biblik ishte një marangoz, Jezusi i Kitwe punon si taksist në Zambia. Këtu është një nga dy Toyota Corolla-t e tij.

me4.png

me5.png

Vissarion njihet si Krishi i Siberisë. Më parë një polic trafiku në vitet 1980-të, ai e mori zbulesën e tij të parë se ishte Jezus Krishti në të njëjtën kohë me ndarjen e Bashkimit Sovjetik. Që atëherë ai ka mbledhur 5 deri në 10 mijë dishepuj në pyllin siberian. Aty ata jetojnë në fshatra të ndara me infrastrukturën dhe sistemet e tyre sociale. Krishtlindja e vërtetë për ta është ditëlindja e Vissarion më 14 janar, ditë gjatë të cilës marshojnë në pelegrinazh përpara festës së madhe.

me6.jpg

me7.png

Moses Hlongwane, i njohur si thjesht Jezus, gjatë një predikimi në martesën e tij me Angel në Afrikën e Jugut, një nga dishepujt e tij. Në teologjinë e Moses, dita e tij e martesës ishte fillimi i Fundit të Ditëve.

me8.png

Mesia David Shayler duke parë një eklips solar nga i njëjti mal ku dha predikimin e tij në vitin 2008.Ai predikon gjithashtu i veshur si alter ego e tij tranvestite Dolores. David tregon se identiteti i tij i pjesshëm si femër i jep Mesias një perspektivë femërore. 

me9.jpg

me10.png

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709