INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesila Doda ironizon kritikët e PD:

Mesila Doda ironizon kritikët e PD: "Ata që kërkojnë demokraci kur fola unë më bën gjyqin"

Publikuar më: 12:08 16-07-2017

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ironizon situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, e sidomos ata që kërkojnë sot demokraci të brendshme në parti . Mesila duket se po godet kritikët e Lulzim Bashës në PD, të cilët dikur I bën gjyqin asaj pasi foli në public për problemet e brendshme të PD.
“Shumë e çuditshme, sot po më kujtohet ajo shprehja… çfarë ke mbjellë, do korrësh…
Shumë prej këtyre që flasin sot për demokraci në PD ishin ata që më bënin gjyqin publik mua para dy vitesh e deri para pak javësh dhe i dukej e tmerrshme kur flisja për demokraci të brendshme e për nevojën e rregullave demokratike në parti…” - ka shkruar Doda në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547