Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disa vota, të cilat i janë mohuar PDIU në zgjedhjet e 25 qershorit gjatë numërimit, sot i ka cilësuar të pavlefshme, shkruan 27.al.Mesila Doda ka denoncuar rastin e një vote që është shënuar me pikë duke u shprehur se ky është një skandal, pasi edhe ajo vetë ka votuar në këtë mënyrë dhe vullneti i është lexuar.
“Skandali i fundit. Vota me pikë nuk quhet… Dhe këtu po kuptoj gjithë bastardët që na rrethojnë edhe deri në krye në KQZ, sepse unë vetë kam votuar me pikë dhe jo një herë…, por këtë herë veçanërisht për PDIU është e pavlefshme….
Çfarë të them o Klement… e bëre edhe votën time të pavlefshme… i bie nuk kam votuar dot për veten time… Turp e faqja e zezë…”, ka shkruar Doda në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook.