Kryeministri Rama u premton fermerëve mbështetje të fuqishme. Në një serë me domate në Roskovec, Rama tregoi synimin e qeverisë për eksportet e produkteve bujqësore, ndërsa foli për pika grumbulli që konsolidohen.
“Jemi në një sistem pikash grumbullimi që konsolidohen. Do vazhdojmë t’i financojmë shumë fuqishëm serat dhe të vazhdojmë të rrisim eksportet. Kapja e 250 mijë tonëve ishte e pamenduar para ca vitesh, tani duhet të shkojmë tek 300 mijëshi”, tha ai.
Në serë, kreu i qeverisë shkëmbeu batuta e dha këshilla për një nxënës. “Duhet të jesh shumë mirë me mësime, ta mbushësh kokën që të jesh domate e pjekur”, i tha ai djalit.