INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësohet arsyeja që dërgoi në ndarje çiftin Dua Lipa dhe Anwar Hadid!

Mësohet arsyeja që dërgoi në ndarje çiftin Dua Lipa dhe Anwar Hadid!

Publikuar më: 12:33 17-12-2021

Dua Lipa dhe Anwar Hadid duket se i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes.

Thashethemet kanë nisur prej javësh ndërsa çdo ditë e më tepër po thellohet dyshimi se nuk ka kthim prapa edhe pse vet çifti nui ka folur ende për këtë.

Anwar ka fshirë të gjitha fotot me Duan madje i ka bërë edhe “unfollow” në Instagram, në anën tjetër Dua vazhdon ta ndjekë ende.

Së fundmi burime për “Ok Magazine” tregojnë se arsyeja e ndarjes është distanca.

“Të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, tha një burim i tyre për The Sun.

Çifti janë në lidhje dashurie prej 3 vjetësh.

Anwar ka shoqëruar Duan edhe në vizitat e saj në Kosovë dhe Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666