INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësojeni dhe mbajeni ''vath'' në vesh! Këto janë vajzat më të pëlqyera nga meshkujt

Mësojeni dhe mbajeni ''vath'' në vesh! Këto janë vajzat më të pëlqyera nga meshkujt

Publikuar më: 22:48 27-12-2018

Tendenca e fundit e rrjeteve sociale për të publikuar foto pa make up, në fakt nuk është se ka lindur pa baza. Nga të dhënat e një studimi të fundit amerikan, ky trend është konsideruar edhe më i pëlqyer nga meshkujt. Këtyre të fundit, femrat natyrale u duken më atraktive, kështu që, nëse lodhesh çdo ditë para pasqyrës për të bërë sa më shumë përshtypje, duhet të heqësh dorë – është e kotë.

Selfie pa make-up është një përpjekje gjithmonë në rritje, e cila po funksionon. Nuk ka rëndësi si nisi ky trend i ri i rrjeteve sociale, por ajo çka është vënë re nga studimi, është fakti që meshkujve po u pëlqejnë gjithmonë e më shumë vajzat pa grim. Psikologët e “Bangor University” dhe “New York University” kanë zbuluar se tualeti i shton fare pak pikë pamjes së femrave. E kundërta ndodh, nëse ato paraqiten natyrale në sytë e meshkujve.

Fotografitë e 44 femrave, me moshë nga 18 deri në 22 vjeç, me dhe pa tualet, iu dhanë një grupi prej 70 studentësh, meshkuj edhe femra, duke iu kërkuar që të jepnin vlerësimin e tyre, nga 1 deri në 8. Rezultatet zbuluan se prania ose jo e tualetit luante një rol rreth 2 për qind nga gjykimi kompleks mbi pamjen e vajzave. 70 për qind e të pyeturve vlerësonin tiparet dhe karakteristikat e vajzave të fotografuara pa tualet.

Megjithatë, studiuesit pranojnë se bota grim e femrave është një sfidë e humbur, por ajo që këshillojnë ata ka të bëjë me teprinë e pudrës, buzëkuqit, apo nxirjes së syve. Në dukje, çdo përbërës magjik i make up-it të femrave është pushtet më vete, pranojnë studiuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0041961669921875