INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni ç’thonë të burgosurit e tjerë për ‘’të urryerin’’ Martin Shkreli

Mësoni ç’thonë të burgosurit e tjerë për ‘’të urryerin’’ Martin Shkreli

Publikuar më: 09:38 16-03-2018

Pas shpalljes së dënimit me 7 vite burg të Martin Shkreli, gazetari Seth Ferranti, në një shkrim për Vice, ka pyetur të burgosur amerikanë se si mendonin se do të trajtohej në burg ai që u quajt si njeriu më i urryer në SHBA.
Një i burgosur njujorkez, i dënuar me burgim të përjetshëm, thotë se nëse Shkreli përlotet edhe në burg, jeta e tij s’do të jetë e lehtë. Kur dikush qan në burgjet amerikane për kushtet e reja të jetesës, kjo merret si fyerje nga të tjerët. Lotët e vetëm që tolerohen janë për raste vdekjeje apo pafajësie.
Të burgosur të tjerë thonë se duke qenë se njihet si i pasur, Shkrelit do t’i kërkojnë para në këmbim të mbrojtjes. Atij do t’i duhet të shpenzojë shumë që ta bëjë gjumin i qetë.
Megjithatë, shumica e të burgosurve mendojnë se gjendja financiare do t’i mundësojë Shkrelit një jetë të rehatshme në burgjet e sigurisë minimale, ku kushtet janë mjaft të mira.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555