INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni çdo të ndodhë Natën e Bardhë

Mësoni çdo të ndodhë Natën e Bardhë

Publikuar më: 10:41 29-11-2016

Për Natën e Bardhë, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës ka planifikuar shumë aktivitete. Ku spikatin ekspozita, opera, filma e lojëra dhe pjesa më kulminante e festës është koncerti i këngëtares italiane Giusy Ferreri e cila do të performojë sonte në orën 21:00.
 
Ferreri njihet si këngëtarja e hiteve “Novembre’, ‘Bangkok’, ‘Ma il cielo è sempre più blu’, etj vjen në një mbrëmje të paharrueshme për publikun kryeqytetas.

Ja disa nga aktivietet:

- Nga ora 09:00 – 21:00 në Tetarin Kombëtar do keni mundësinë të shikoni një ekspozitë me punimet e fëmijëve.
- Shfaqje me kukulla nga trupa e Teatrit të Kukullave do të jepet nga ora 10:30 – 11:00.
- Koncerti festiv me fëmijët e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë do të nisë nga ora 11:00 – 12:30.
- Filma vizatimorë do të shfaqen nga Kinemaja Shqiptare nga ora 12:30 – 18:00.
- Shfaqja muzikale për fëmijë “Rozi dhe Kopshti magjik” nga ora 18:00 – 19:00.

Deri pas mesnate edhe institucionet e artit dhe kulturës do të hapin dyert për vizitorët me ekspozita, koncerte apo filma.

- Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “104-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, ku do të prezantohen pena historike e firmosjes së Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, fotografi origjinale të kohës dhe materiale të tjera që lidhen me ditën kur u shpall shteti shqiptar.

- Galeria Kombëtare e Arteve e hapur nga ora 18:00 deri në 02:00 të mëngjesit. Në kuadër të aktiviteteve do prezantohen dy skulptura të artistit bashkëkohor Eltjon Valle.

- Nata e Bardhë hap dyert edhe për Mozaikun e Tiranës, i cili do të jetë i hapur për vizitorët.
- Opera Skënderbeu e Prenk Jakovës, rikthehen të Skenën e TKOB posaçërisht për këtë festë.

- Për vetëm 200 lekë gjatë dy ditëve pranë kinemave mund të shikoni filmat më të mirë shqiptarë ndër vite.
- Ndërsa në sallën UNESCO, prodhimet e kinematografisë shqiptare i shikoni falas.

Nisma për “Natën e Bardhë” vjen si një traditë që nga koha kur Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe tashmë vijon dhe nga ai aktual Erjon Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879