INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni çfarë thonë yjet për ju këtë javë! Parashikimi nga 10 deri në 17 shtator

Mësoni çfarë thonë yjet për ju këtë javë! Parashikimi nga 10 deri në 17 shtator

Publikuar më: 15:50 10-09-2018

DASHI

Të preokupuar me çështje profesionale dhe financiare do t’ju gjej kjo javë. Gjithsesi është një javë e përshtatshme për një riorganizim të jetës tuaj, me perspektiva në fushën profesionale për të gjithë dhe me mundësi për përmirësimin e të ardhurave financiare. Për ju që jeni në kërkim të një pune është momenti i duhur për ta gjetur, ndërsa ju të tjerët do të gjeni ndihmën e duhur në çështjet profesionale, në qoftë se e keni nevojë. Të jeni të kujdesshëm në marrëveshjet ekonomike dhe të shmangni shpenzimet e tepruara.

DEMI

Tensione, kontradikta do të karakterizojnë marrëdhëniet tuaja, ju të lindurit në ditët e para të shenjës, duke mos munguar dhe problemet në ambientin familjar. Ju të tjerët, që nuk jeni në një lidhje, do të keni mundësinë të bëni një njohje të befasishme apo një takim të papritur me një person nga e kaluara. Përsa u përket juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës jeni mjaft të favorizuar si në fushën profesionale ashtu dhe në atë sentimentale, mjaft që ju të dini të vlerësoni saktë rastet që do të paraqiten dhe mundësitë që do t’ju jepen dhe t’i shfrytëzoni ato në kohën e duhur.

BINJAKËT

I keni dhënë prioritet familjes dhe çështjeve të saj, duke neglizhuar pak punën apo biznesin tuaj. Prandaj mos u habisni në qoftë se kolegët tuaj duan të përfitojnë nga ky fakt dhe të përpiqen të vjedhin lavdinë tuaj apo të krijojnë prapaskena. Në të njëjtën kohë shmangni marrjen e vendimeve rreth datave 13 dhe 14 të muajit, meqë perceptimi juaj nuk do të jetë i drejtë. Sidoqoftë jeta juaj e përditshme nuk do të jetë monotone, por plot me momente intesive dhe të këndshme, me ngjarje dhe detyrime të paparashikueshme.

GAFORRJA

Periudhën e qetë dhe klimën e bukur sentimentale, vijnë për t’i trazuar çështjet e papritura ekonomike që do të dalin, kështu që mundohuni të ruani gjakftohtësinë edhe pse disa nga planet tuaja mund të dështojnë. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës ,veçanërisht në fund të tij, do të keni mundësinë të bëni marrëdhënie dhe bashkëpunime dhe do të kontaktoheni me njerëz që do t’ju ndihmojnë në avancimin e planeve profesionale. Udhëtime të vogla në 14 dhe 15 të muajit do t’ju sjellin më afër me të dashurin dhe të dashurën tuaj.

LUANI

Fillimi i javës, deri të mërkurën, është mjaft favorizues për ju, përsa i përket lëvizjeve dhe çështjeve ekonomike që kanë të bëjnë me pasurinë e patundshme. Në fushën profesionale do të keni ndihmë nga kolegët apo persona me potencë si dhe propozime dhe shanse për një punë të dytë apo një punë më të mirë. Kujdes në financat tuaja dhe shmangni marrëveshjet ekonomike në 13 dhe 14 shtator. I këndshëm do të jetë fundi i javës me biseda thelbësore rreth çështjeve ekonomike dhe familjare që ju interesojnë.

VIRGJËRESHA

Klima e javës është e qetë dhe mjaft pozitive për ju, por pa monotoni, përkundrazi me lëvizje dhe realizim të qëllimeve apo vendimeve në jetën tuaj personale dhe profesionale. Mbani mend se çdo ndryshim që bëhet tani është për të mirën tuaj, hapat që hidhni mund të jenë të vogla, por të sigurta dhe gjithmonë përpara. Në 13 dhe 14 të muajit shmangni marrëveshje apo bashkëpunime të karakterit ekonomik dhe tregohuni të kujdesshëm me financat tuaja. Java favorizon jetën tuaj sentimentale duke ju sjellë më afër me të dashurin apo të dashurën tuaj dhe duke krijuar kushte për një dashuri të re për ju të interesuarit e shenjës.

PESHORJA

Të lodhur dhe të çorientuar mund të ndiheni disa herë gjatë kësaj jave, ndërkohë që duhet të jeni të përqëndruar në financat tuaja, pasi detyrime dhe shpenzime të papritura do të dalin në sipërfaqe. Është e nevojshme të minimizoni shpenzimet tuaja, megjithëse në fillim të javës deri të mërkurën do të keni shansin të vijnë të ardhura nga burime ndoshta dhe të padukshme. Mos besoni te të tjerët çështjet personale, pasi do të jepni ushqim për thashetheme apo prapaskena. Në fund të javës do të keni mundësi të çlodheni por dhe tendenca të mbylleni në vetvete.

AKREPI

Fillimi i javës është mjaft pozitiv për synimet dhe projektet lidhur me biznesin apo çështjet tuaja profesionale, të cilat do të sjellin dhe përmirësimin dhe rritjen e të ardhurave në vijim. Përfitoni nga mundësitë dhe shanset që do të paraqiten në fushën profesionale dhe tregohuni të kujdesshëm në bisedat që mund të bëni me bashkëpunëtorët apo të dashurit tuaj në 13,14 shtator, pasi ju mund të keni të drejtë lidhur me ato që do të thoni, por rëndësi ka dhe mënyra se si do të shpreheni. Fundi i javës ju premton momente të bukura me miqtë dhe të dashurit tuaj. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të shihni marrëdhëniet tuaja të testohen dhe njëkohësisht nuk do të mungojnë problemet në ambientin familjar si dhe tendenca për aksidente të vogla.

SHIGJETARI

Problemet në punë dhe në jetën tuaj personale ju stresojnë dhe atje ku ndiheni pak të zhgënjyer, sepse taktikat dhe justifikimet tuaja nuk dhanë rezultatet që donit. Fati, i cili është me ju, vjen t’ju ndihmoj duke ju ofruar shanse si në fushën profesionale ashtu dhe në atë financiare. Mundohuni të përfitoni nga mundësitë që ju jepen veçanërisht në fillim dhe në fund të javës. Stresi dhe tensionet në jetën tuaj të përditshme mund t’ju sjellin pagjumësi dhe t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore. Përfitoni në fund të javës për ekuilibrimin e marrëdhënieve dhe përpiquni për ruajtjen e tij dhe në vijim.

BRICJAPI

Gjatë gjithë kësaj periudhe përpiqeni për zhvillimin tuaj profesional, por atje ku ju mendoni se ja arritët qëllimit disa situata apo rrethana mund t’ju zhgënjejnë. Megjithatë java është shumë premtuese si në fushën profesionale ashtu dhe në atë financiare, veçanërisht në fillim të saj. Shmangni bisedime serioze apo marrëveshje në 13 dhe 14 të muajit dhe bëni një udhëtim të bukur në fund të javës, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Problemi kryesor për ju tani do të jenë financat, pasi përveç shpenzimeve me fëmijët që janë të programuara, do të dalin dhe detyrime të tjera të papritura që mund të kenë të bëjnë me nevojat por dhe me dëshirat tuaja.

UJORI

Shumë aktivist dhe “militant”, gati për të arritur gjithë qëllimet që keni vendosur dhe për të tejkaluar gjithë pengesat që janë shfaqur gjatë muajve të kaluar, ju gjen kjo periudhë. Gjatë kësaj përpjekjeje është shumë e rëndësishme të kujdeseni për sjelljen tuaj, duke mos tejkaluar kufijtë pasi mund të hyni në konflikte me njerëz të mjedisit tuaj profesional, ndërkohë që gjithë kjo situatë mund të ketë pasoja dhe në ambientin familjar. Disa prej jush gjatë kësaj periudhe mund të ndërroni dhe vendbanim, të shkoni në një shtëpi tjetër secili për arsye të ndryshme. Kujdes në financat tuaja në 13 dhe 14 të muajit.

PESHQIT

Java në përgjithësi është premtuese dhe për ju si në fushën financiare ashtu dhe në atë sentimentale, madje një lidhje shoqërore mund të përfundojë në një dashuri. Megjithatë probleme në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja mund të shfaqen rreth datave 13, 14 të muajit, pasi të tjerët do të vështirësohen t’ju kuptojnë, por dhe ju nga ana juaj nuk keni një ide të qartë lidhur me atë që kërkoni. Në fund të javës gjërat shumë shpejt rregullohen dhe ju bashkë dhe me ndihmën e miqve do të jepni rrugëzgjidhje në çështjet që ju preokupojnë. Dilni me miqtë, kaloni momente të bukura dhe diskutoni duke mos hezituar të kërkoni mendimin apo ndihmën e tyre për çështjet që ju shqetësojnë. /revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707