INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni çfarë u tha dhe u vendos në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD

Mësoni çfarë u tha dhe u vendos në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD

Publikuar më: 19:46 03-07-2017

Kryesia e Partisë Demokratike ka rrëzuar kundërshtarët e Lulzim Bashës të cilët kërkuan analizë të humbjes së PD në 25 zgjedhjeve dhe shtyrje të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri. Lulzim Basha dhe Eduard Selami do të jenë dy kandidaturat që do të garojnë më 22 korrik, për kreun e Partisë Demokratike. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura prej orës 19:15 dhe deri në 21:15.

Mes debateve, Kryesia ka shqyrtuar e miratuar kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike, si dhe ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Nga anëtarët e Kryesisë, në këtë mbledhje mungonin Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Jorida Tabaku.

Nga 8 kandidatë që kishin aplikuar për garën për kreun e PD-së, Kryesia vendosi që më 22 korrik të përballen për këtë post, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, një propozim i bërë ky nga drejtesi i mbledhjes Edi Paloka, që në nisje të saj.

“Në garë janë 8 kandidatura, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën”, ka thënë Paloka.

Gjatë mbledhjes, grupi anti-Basha paraqiti një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës, e cila u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë, pasi në votimin e hapur mori vetëm 11 vota pro.

Gjatë mbledhjes ka patur edhe debate Palokës dhe Shehut për interpretimin e statutit të PD. Sipas Shehut, interpretimin e statutit duhet ta bëjë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Kujtojmë se afati për regjistrimin e kandidatëve për të garuar për postin e kreut të Partisë Demokratike skadoi mbrëmë në mesnatë, dhe se Astrit Patozi nuk është ende një kandidat zyrtar.

Përmes një statusi në Facebook, Astrit Patozi tha se Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme. Gjithashtu ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën për prishjen e garës, pasi sipas tij nuk pranoi të dorëhiqet dhe as të lëshojë zyrën.

Kandidatët për kryetar të PD

Lulzim Basha

Eduard Selami

 

Article Logic
Execution time: 0.0048148632049561