Me mijëra qytetarë shqiptarë çdo vit aplikojnë për lotarinë Amerikane. Ndërsa ata që kanë aplikuar gjatë këtij vitit, shumë shpejt do të marrin përgjigje për aplikimin e tyre. Mësohet se duke filluar nga 2 maji 2017 të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane mund të kontrollojnë emrin e tyre në faqen dvlottery.state.gov
Ambasada amerikane u kujtoi të gjithë aplikuesve se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo, ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur
Kjo për shkak se janë zbuluar emaile të rreme.
Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!