Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një e re u gjet pa jetë poshtë një pallati në kryeqytet. Policia ka identifikuar vajzën që u hodh nga kati i pestë i një banese në zonën e Unazës së Re. Ajo është Enkeda Mullahaj, e cila prej dy ditësh qëndronte në banesën e shoqes se saj N.B dhe nga kati i pestë i asaj ajo është hedhur. Ngjarja u raportua nga shoqja e Mullahaj që telefonoi tek numri i emergjencave 112. Por urgjenca s’arriti dot të ndërhyjë, pasi e reja kishte ndërruar jetë menjëherë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij veprimi.