Nga shumë studime të kryera rekomandohet konsumimi i verës së kuqe për vlerat që i jep organizimit tonë.
Së fundmi, studiuesit thonë se vera e kuqe mund të jetë e mirë për zorrën, duke rritur numrin e llojeve të ndryshme të baktereve të dobishme që mund të jetojnë atje.
Përfitimet ka të ngjarë të vijnë nga polifenolet, përbërës që vera e bardhë, birra dhe mushti i kanë shumë më pakët, thotë ekipi i “King's College London”.
Një gotë në dy javë është e mjaftueshme për të bërë një ndryshim pozitiv. Polifenolet gjenden gjithashtu në shumë fruta dhe perime.
Studiuesit thonë se konsumi i tepërt i verës së kuqe nuk rekomandohet dhe ka të ngjarë të ketë një efekt të kundërt edhe tek zorrët, sikundër në shëndetin e përgjithshëm të një personi.
Studimi është botuar në revistën “Gastroenterology” dhe në të morën pjesë mijëra njerëz që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Hollandë.