Partia demokratike ka ftuar qytetarët në një protestë masivë të shtunën e 13 majit. IN Tv ka zbardhur detaje të agjendës së protestës. Rreth orës 11:00 në 5 pika në kryeqytet do të mblidhet qytetarët që do të vijnë nga rrethet, e më pas do të drejtohen bulevardit, ku prej 84 ditësh është instaluar çadra e lirisë.
Pikat e grumbullimit:
• Taivani
• Pallati i Sportit Asllan Rusi
• Rruga e Elbasanit
• Piazza
• Stacioni i Trenit
Mësohet se Partia demokratike nuk ka kërkuar leje pranë policisë së Tiranës për bllokim të rrugëve në funksion të protestës. Edhe pse protestuesit do ti drejtohen çadrës në këmbë, ata kanë preferuar trotuaret dhe jo rrugët. Por nëse nesër do të shihni grumbullime të mëdha qytetarësh, mos u trembni pasi rrugët janë menduar të jenë të lira. Por nëse vërtetë qytetarët do ti përgjigjen aktivisht thirrjes së demokratëve, trafiku do të rëndohet në zonat ku do të kalojnë protestuesit.
Ndërkohë një prej organizatorëve të protestës, kreu i FRPD Belind Këlliçi zbardh për IN Tv disa detaje të protestës së 13 majit. Ndërkohë për të garantuar një pjesëmarrje masive në protestë, të gjithë deputetët dhe krerët e degëve të PD prej disa ditës po trokasin në dyert e familjeve shqiptare, duke u kërkuar pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës.