INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësoni rekordin e të ardhurave nga turizmi në 2017[VIDEO]

Publikuar më: 14:50 02-01-2018

Shqipëria gjithnjë e më shumë po promovohet dhe po shijohet nga turistët. Nga viti në vit numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm për pasojë gjenerohen dhe më shumë të ardhura.
Banka e Shqipërisë, në një bilanc të ardhurave nga turizmi raporton se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2017 ato ishin 156 milionë euro, duke e konsideruar si një nivel rekord ky në historinë e turizmit në vendin tonë. Për ta që nuk e dinë bilanci neto është diferenca mes parave që të huajt shpenzojnë në Shqipëri pra valuta që ata sjellin dhe atyre që shqiptarët shpenzojnë jashtë. Për 6 muajt e parë të vitit, të huajt shpenzuan 722 milionë euro, ndërsa shqiptarët jashtë lanë 567 milionë euro. Deri në vitin 2014, ky bilanc ishte negativ, teksa shqiptarët harxhonin jashtë vendit të tyre më shumë sesa të huajt në Shqipëri. Por dy vitet e fundit, raportet janë përmbysur.
Kjo ka ndikuar dhe në rritja vjetore të të ardhurave, në 2017, pasi numri i vizitorëve të huaj në vend, u shtua me rreth 10%. Hotelet filluan për herë të parë këtë verë të ofrojnë paketat ‘’all inclusive’’, të gjitha të përfshira, kryesisht për turistët çekë e polakë. Rritja e interesit për turizmin ka bërë që sipërmarrësit të orientohen drejt ndërtimit të hoteleve me kapacitete të mëdha dhe resorteve, të cilat në një të ardhme afatmesme pritet të tërheqin më shumë turistë.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328