INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni se kur do merret vendimi për Ballist Morinën

Mësoni se kur do merret vendimi për Ballist Morinën

Publikuar më: 09:35 03-01-2018

Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburuvic në një intervistë në Beograd ka folur për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia. Ministrja serbe ka deklaruar për gazetën ‘Blic’ se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga Ministri i Drejtësisë së Kroacisë.

“Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”, tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment brenda një afati 1 vjeçar.
Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua pas një mandat arresti serb për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë Ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266