INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësoni se çfarë shpikin shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 13:14 17-05-2017

Shqiptarët po angazhohen gjithnjë e më shumë në shpikje teknologjike. Vetëm gjatë viti që lamë pas 71 qytetarë shqiptarë kanë marrë patentën për shpikjet e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Patentave dhe Markave. Edhe pse teknologjia po zhvillohet me shpejtësi, shqiptarët nuk i kanë rezistuar tundimit për të marrë patentën për shpikjen e tyre në këtë drejtim. Ndërsa janë lëshuar 71 patenta gjatë vitit që lamë pas, aktualisht vetëm 45 prej tyre vijojnë të jenë në fuqi. Kjo për shkak të mospagesës se ripërtëritjes vjetore për 20 patenta ndërsa 6 të tjera janë braktisur nga pronari i patentës. Ndërkohë mësohet se për të nxitur këto aplikime është parashikuar që të ulet me 75% tarifa e ekzaminimit për shtetasit shqiptar.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave thotë se janë individët që kërkojnë më shumë pajisjen me patenta për shpikjet e tyre pasi mungojnë kërkesat nga universitetet vendase apo institucione të tjera kërkimore.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055