Jeni bërë gati për plazh?
Por duket se kapriçot e motit nuk kanë të sosur. Mos u gënjeni nga kjo e enjte me temperatura të larta. Të premten deri në mesdite moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pas mesdite do të ketë kalime vranësirash të shpeshta të cilat në ekstremin verior do të rrezikojnë shira të karakterit lokal.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira më të dendura do të kenë zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjatë natës vranësirat do të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit. E gjithë fundjava do të jetë me reshje shiu. Sipas meteorologëve, kjo do të vazhdojë të jetë situata deri në ditët e para të majit. Po ashtu do të ketë ulje të temperaturave.