Lionel Messin së fundmi është përfshirë në një incident me një tifoze. Një video e shpërndarë me shpejtësi në rrjet, tregon Messin i cili refuzon të firmos fanellën e tifozes për shkak se ajo ishte e një fanellë e klubit Rosario Central. Ky është klubi rival i skuadrës ku Lionel Messi nënshkrojë në vitin 1994, NeËell's Old Boys.
Messi ka një dashuri tepër të madhe për këtë klub dhe në një intervistë për mediat spanjolle, ai ka pohuar se NeËell's Old Boys, është i vetmi klub për të cilin ai do të linte edhe Barcelonën. Gjithastu edhe te NeËell's Old Boys, shpresojnë për një rikthim të Lionel Messit ku në të kaluarën, nënkryetari i klubit Cristian D’Amico, kishte thënë se një dite Messi do ta vesh përsëri fanellën e klubit argjentinas.
“Unë jam i bindur, si shumë kolegë të mi, që ne mund ta bëjmë historinë si klub nëse arrijmë ta marrim lojtarin më të mirë në botë që ta vesh fanellën e Neëellit. Mendoj se do të kemi kënaqësinë që Messin një ditë ta veshë këtë fanellën”, kishte thënë ai.