Leo Messi pa dyshim është një fenomen në futboll.
Për të katërtën herë futbollisti i Barcelonës ka fituar Këpucën e Artë, si më I miri për sezonin 2016-2017.
Messi arriti të shënonte 37 gola sezonin e kaluar në La Liga, duke barazuar edhe rekordin e portugezit Ronaldo, me 4 trofe të tillë.
Messit iu dhurua trofeu nga shoku i tij i skuadrës, Luis Suarez, i cili e fitoi atë një sezon me herët me 40 gola të shënuar.
“Jam përmirësuar ndjeshëm në lojën time, falë viteve që kam tashmë mbi supe dhe i kam shtuar shumë gjëra repertorit tim”, tha argjentinasi.
Messi foli edhe për nisjen nga stoli të ndeshjes në mesjavë ndaj Juventusit. “Sigurisht që nuk më pëlqen të qëndrojë në stol, por sezoni është i gjatë dhe unë do të tregojë vlerat e mia”.