Fundi i sezonit po vjen dhe Barcelona është akoma në kërkim të një trajneri për të drejtuar nga stoli yjet blaugrana. Luis Enrique ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij nga klubi katalanas në fund të këtij edicioni dhe prioritet për drejtuesit e Barcës është gjetja sa më shpejt e një trajneri të ri. Në pole-position për të marrë drejtimin e skuadrës qëndrojnë dy alternativa, trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde dhe zëvendësi i Luis Enriques, Juan Carlos Unzue, por sëfundmi në skenë ka dalë një emër i ri. Bëhet fjalë për trajnerin e përfaqësues së Kilit, argjentinasin Juan Antonio Pizzi. Të tre këto opsione do të vlerësohen nga presidenti Bartomeu dhe krerët më të lartë të klubit blaugrana. Për momentin Valverde ka më shumë mundësi për të marrë drejtimin e Barcelonës, por shanse të mira ka edhe Juan Carlos Unzue ndërsa nuk mbetet pas në këtë garë Pizzi. 48-vjecari nga Santa Fe ka ruajtur një raport shumë të mirë me Barcelonën që nga periudha që ka qenë pjesë e kësaj skuadre si futbollist. Pizzi nuk është shumë i njohur si trajner por drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë si një alternativë të mirë dhe nuk do të ishte aspak cudi që të ishte ai timonieri i ri i skuadrës.