INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi nuk rinovon kontratën? Guardiola e kërkon te Manchester City

Messi nuk rinovon kontratën? Guardiola e kërkon te Manchester City

Publikuar më: 17:34 01-04-2016

Presidenti i klubit katalanas, Josep Bartomeu, e ka paralajmëruar babain e Messit, Jorge Messi, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i tij se nuk janë në gjendje  t’i përballojnë kushtet që kërkojnë për rinovim të kontratës.

Manchester City mban shpresat e nënshkrimit me Lionel Messin, yllin e futbollit botëror, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, pas negociatave të ndërprera të rinovimit me Barçën. Kështu njofton tabloidi britanik, “The Sun”, në numrin e sotëm. “Manchester City, duke luajtur kartën e Pep Guardiolës, mbetet me shpresën e nënshkrimit me Leo Messin në të ardhmen. Sipas burimeve tona, negociatat për rinovimin e Leo Messit me Barcelonën kanë ngecur.

Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë Leo Messit 800.000 paundë, ose 1 milionë euro në javë, për ta joshur sulmuesin argjentinas. Klubi anglez, që do të drejtohet nga Pep Guardiola prej verës së këtij viti, dëshiron që Leo Messi të jetë lideri i projektit të Pep në “Premier League

Manchester City ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të Messit, se është gati në çdo kohë të takohen, me dëshirën e tyre, për një marrëveshje pesëvjeçare,” – shkruan “The Sun”. Aktualisht, Lionel Messi është i përqëndruar te “El Classico” e nesërme, për të arritur golin e tij të 500-të si lojtar profesionist.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941