Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk ka fituar rivalitetin me dy “bishat” e futbollit që kanë dominuar futbollin në 15 vitet e fundit. Mbrojtësi holandez është shpallur futbollisti më i mirë i UEFA-s për vitin 2019, pas performancës fantastike që ka bërë me skuadrën e Liverpoolit, duke e ndihmuar që të fitonte Champions League.
“Jam shumë i kënaqur që e fitova dhe dua të falenderoj shokët e mi të ekipit. Ka qenë një vit fantastik dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi holandezi.
Ndërkohë që Messi është shpallur “sulmuesi më i mirë”, De Jong “mesfushori më i mirë”, Van Dijk “mbrojtësi më i mirë” dhe Allison “portiere më i mirë”.