Pas humbjes së yllit brazilian Neymar, Barcelona mund të humb dhe “xhevahirin” e saj, superyllin e skuadrës, Lionel Messi.
Kështu raporton radioja spanjolle “Onda Cero”, ku insiston se Messi nuk do ta nënshkruajë kontratën e re dhe pse paraprakisht ka një marrëveshje.
Sipas “Onda Cero”, verën e ardhshme, “pleshti” do të largohet nga Barcelona si lojtarë i lirë.
Klubi blaugranas ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Messin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021, por deri më tani ende nuk është hedhur e zeza mbi të bardhë.
Messi aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në fundin e këtij sezoni. Më herët, është përfolur se Manchester City do të tentojë transferimin e argjentinasit gjatë verës së ardhshme.