Lionel Messi ishte përfolur për një transferim të mundshëm te Interi. Zërat e merkatos e çonin yllin e Barcelonës në Milano.
Megjithatë ka qenë drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio i cili i ka dhënë fund spekulimeve për argjentinasin. Ausilio deklaroi që transferimi i “pleshtit” në Milano është i pamundur.
“Messi? Mjaft më me mashtrime për tifozët. Është e vërtetë se pronarët janë solid dhe kanë mundësi të mira por duhet të kemi kujdes në parametrat e caktuara nga UEFA”, theksoi Ausilio.