Leo Messi ka shpjeguar arsyen e festimit unik të golit që e bëri në ndeshjen me Celta Vigon.
Argjentinasi shënoi dy supergola përballë Celta Vigos, në fitoren e thellë të Barcelonës në La Liga, shkruan Gazeta Blic
Pas golit të parë, Messi festoi golin me telefon, duke bërë që të përhapen spekulimet se ky lloj festimi i golit ishte mesazh i tij dërguar krerëve të klubit, për rinovimin e kontratës.
Por, realiteti duket se është ndryshe.
Ky festim i argjentinasit i ishte dedikuar nipit të tij, i cili ishte i pranishëm në tribuna në ‘Camp Nou’.
Vëllai i Messit, Rodrigo, ishte në stadium për të përcjellë ndeshjen dhe djali i tij kishte tentuar të telefonojë Messin për disa ditë para ndeshjes, por pa sukses.
Messi më pas i dedikoi golin pikërisht djalit të vëllaut të tij.