INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësuesit guxojnë e dalin në protestë

Mësuesit guxojnë e dalin në protestë

Publikuar më: 15:22 16-12-2016

Arsimtarët kanë mposhtur frikën e të mbeturit pa punë dhe kanë dalë në protestë. Të mbledhur para Ministrisë së Arsimit ata kanë theksuar se rritja e pagave prej 10% që nis në janar është qesharake, po kështu kërkojnë dhe shpërblim për fundvit. Ata madje lajmërojnë se nuk do ta lenë me kaq po do të pezullojnë dhe mësimin për një orë ditën e martë dhe në ditët në vazhdim do të marrin dhe masa të tjera.
“Rritja e pagës 10% është thërrime krahasuar me mungesën e rritjes së pagës për 4 vite. Po nëpërkëmbni të drejtat tona. Ky është viti i dramave sociale. Na detyruat të vijmë në këtë protestë që do e zgjerojmë në gjithë Shqipërinë. Të martën do mbajmë greve njëorëshe dhe do vijomë më pas grevë pa afat, nëse kërkesat tona nuk plotësohen.Vendosni dialogun me ne, se kemi dy vite që nuk komunikojmë. Nuk dimë si e zgjodhët mësuesit ekselentë fshehtas në çdo shkollë. Kërkojmë të paguhemi sipas kontratës kolektive të nënshkruar," - thanë protestuesit.
Mësuesit vendosën të protestojnë, pasi Ministria, Lindita Nikolla nuk i priti në një takim të kërkuar nga Sindikata e Pavarur e Arsimit. Veç të tjerash ata kërkojnë respektimin e normës mësimore, pagesën e orëve mbi normë të mësuesve dhe pagesën e transportit.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428