INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësuesit janë lodhur kot, kurikulat e reja mund t’i lënë ''pa punë''

Mësuesit janë lodhur kot, kurikulat e reja mund t’i lënë ''pa punë''

Publikuar më: 12:14 17-07-2019

Ekspertët e Ekomisionit Europian kanë analizuar kurikulat e reja që do të zbatohen në vendin tonë duke nisur që nga ky vit shkollor në raport me arsiminin e mësuesve. Ato nuk përputhen aspak, pasi kërkojnë më shumë njohuri se ato që kanë marrë mësuesit në universitete. Program i ri për klasën e pestë do të aplikohet në vitin shkollor 2019-2020 dhe po finalizohen dhe kurrikulat për klasat e para deri në të nëntat.
Sipas Komsionit Europian arsimtarët kanë marrë trajnimet bazë, por ato nuk mjaftojnë për të zotëruar kurrikulat e reja.
Veç të tjerash problem nuk janë vetëm dijet, por dhe burimet që lidhen me infrastrukturën, objektet dhe materialet mësimore. Ato janë të pamjaftueshme.
KE thekson se Shqipëria vijon të vuajë nga kualiteti i ulët i arsimit pwr disa arsye. Për shkak të shpenzimeve të ulëta që jepen për sektorin, shpenzimet buxhetore për arsimin janë 3.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo është 1.5 pikë përqindje më e ulët se mesatarja e BE-së.
Gjithashtu dhe shkollat në zonat rurale përballen me probleme të mëdha nga infrastruktura deri në mungesa e mësuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885