INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësuesit, të hënën në provim, a ndryshon tarifa dhe sa herë mund të përsëritet

Mësuesit, të hënën në provim, a ndryshon tarifa dhe sa herë mund të përsëritet

Publikuar më: 12:29 17-03-2019

Këtë të hënë të gjithë kandidatët për mësues pritet t’i nënshtrohen provimit të shtetit i cili do të zhvillohet pranë godinës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Kryeqytet.

Ashtu sikurse edhe në vitet e mëparshme edhe këtë vit qeveria ka vendosur që të mos i ndryshoj tarifat e shërbimit të cilat fillojnë nga 10 mijë lekë dhe rriten me nga 2500 lekë për secilën herë që kandidati duhet të përsëris të njëjtin provim.

Ndryshimi nga vitet e tjera është se kandidati ka mundësi të rijap këtë provim më shumë se 5 herë .

Ndërkohë që tarifa për provime të tjera të dixhitalizuara nga institucionet private dhe publike është përcaktuar 5 mijë lekë.

Aplikim për ndjekjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në sistemin që administrohet nga QSHA-ja është 2 000 lekë, ndërsa regjistrimi i formës së diplomave dhe certifikatave, 3 000 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547