Prindërit e nxënësve të një shkolle në Itali kanë mbetur të shokuar nga një video e publikuar ditët e fundit në rrjetet sociale.
Një mësuese “IT”-je nis të bëj striptizëm para nxënësve të saj, duke treguar edhe reçipetat. E gjitha kjo ka ndodhur në një shkollë në Prato, Itali.
Video është filmuar nga një nxënës me celular, i cili nuk ka nguruar ta publikojë atë në rrjetet sociale, ku menjëherë është bërë virale.
Reagime të shumta ka pasur në lidhje me mësuesen, ndërsa prindërit kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.
Drejtoresha e shkollës tha se kishte mbetur e shokuar pasi kishte shikuar pamjet, por nuk ka pranuar të komentojë më shumë videon. Ajo tha se deri më tani nuk kishte pasur asnjë ankesa në lidhje me mësuesen në fjalë, ndërsa shtoi se për ngjarjen do të merren masa.