Një mësuese e cila dhunoi barbarisht një vajzë gjashtëvjeçare, duke e lënë atë me shenja gjithandej në fytyrë, rrezikon vetëm të humbasë punën.
Vajza e identifikuar vetëm si T. në mediat lokale, në rrethin Bat Xat të Vietnamit Verior, u desh të shtrohej në spital për plagët e marra.
Mësuesja e saj, Tran Thi Thu Tra, u zemërua kur vogëlushja nuk po mundte të germëzonte një fjalë gjatë një testimi. Në vend që ajo ta ndihmonte, mësuesja nxitoi të godiste vogëlushen.
Aktualisht, mësuesja është pezulluar, por ajo rrezikon të pushohet nga puna. Ky do të jetë “dënimi” maksimal për mësuesen mizore e cila e la vajzën në këtë gjendje.