Edhe pse askush nuk e priste Gjermania është eliminuar nga botërori “Rusi 2018” ende pa kaluar fazën e grupeve... Se kush e kishte fajin dhe pse performanca e grupit nuk ishte në lartësinë e duhur këtë e kanë diskutuar ekspert futbollit dhe sipas tyre skuadra gjermane nuk ishte në formën e saj më të mirë për një serë shkaqesh...
Gjithsesi ne do të flasim për Mesut Ozilin, njërin prej lojëtarëve të Gjermanisë, i cili është me origjinë turke.
Pas humbjes me Korenë e jugut, u tha se Ozil pati një performancë të ulët e pas këtyre kritikave ai ka bërë një postim në Instagram ku ka postuar një foto në të cilën shfaqet i mërzitur.
"Të largohemi nga Kampionati Botëror që në fazën e grupeve më lëndon shumë. Ne nuk ishim mjaft mirë. Do më duhet kohë për ta marrë veten nga ky zhgënjim", ka shkruar Ozil në Instagram.
Siç dihet futbollisti gjerman është në një lidhje me aktoren turke Amine Gulse. Kjo e fundit e ka ngushëlluar të dashurin me një zemër dhe me siguri ka mbetur e zhgënjyer gjithashtu pasi Amine pak ditë më parë shkoi në Rusi pikërisht për të bërë tifo për Ozilin.