INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta, Bajram Rexhepi luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës

Meta, Bajram Rexhepi luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar më: 15:47 21-08-2017

Edhe Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-kryeministrit kosovar, për këtë humbje të madhe.
 “Kreu i Shtetit thekson veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e institucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në mesazh.

Article Logic
Execution time: 0.0052289962768555