INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta, BE e padrejtë me Kosovën[VIDEO]

Publikuar më: 11:48 11-10-2017

Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Kosovë në konferencën për media me homologun Hashim Thaçi, mes të tjerash është shprehur kritik kundrejt BE sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët. Ai tha se në këto kushte shumë kosovarë kërkojnë nënshtetësi shqiptare.
“Liberalizimi i vizave nuk duhet të kushtëzohet me Demarkacionin. Nuk mund të ketë moment më të vështirë për Presidentin e Shqipërisë, pasi ka kërkesa pafund nga personalitete për të marrë nënshtetësinë dhe qëllimi kryesor është t’i shpëtojmë kësaj bllokade. Duhet i jepet fund izolimit pasi qytetarët e Kosovës janë të vetmit në ballkan që nuk lëvizin pa viza," tha Meta.
Meta dhe e një këshillë për BE: Nuk duhet të harrojë se politika e zgjerimit ka qenë katalizator i proceseve transformuese, i forcimit të sigurisë dhe paqes e stabilitetit në rajon. Kjo politikë e zgjerimit duhet të vazhdojë.
Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka diskutuar me homologun shqiptar për zhvillimet në rajon, duke e quajtur Shqipërinë një mbështetje për Kosovën.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891