INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta bisedë telefonike me komisionierin Hahn për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit

Meta bisedë telefonike me komisionierin Hahn për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit

Publikuar më: 18:24 25-07-2016

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn.

Gjate kësaj bisede telefonike mes Komisionerit Hahn dhe Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta i cili ndodhet ne Filadelfia, z. Hahn shprehu përgëzimet e tij për arritjen e konsensusit dhe miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për të gjithë forcat politike parlamentare dhe BE dhe veçanërisht ndaj Komisionerit Hahn për ndërhyrjen e tij të vendosur për përmbylljen me konsensus të plotë dhe me sukses të kësaj reforme madhore.

“Pas miratimit të saj me konsensus, implementimi i saj është më i sigurt, por edhe ecuria e mëtejshme e integrimit evropian është më e sigurtë dhe më e qartë”, theksoi z. Meta.

Nga ana e Tij, z. Hahn falenderoi Z. Meta për përpjekjet e tij të vendosura për konsensus dhe shprehu bindjen se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe në një rrugë më të qëndrueshme drejt BE-së.

Z. Meta garantoi z. Hahn se do të vazhdojë përpjekjet e tij të vendosura për fillimin e zbatimit sa më parë të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur nuk duhet të jetë momental, por të shërbejë si shembull për forcimin e dialogut politik dhe thellimin e të gjitha reformave në të gjitha fushat.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383