Në 30 qershor rezultoi se kishte më shumë vota se votues, gjë e cila nuk mund të mos komentohej nga opozita dhe simpatizantët e saj. “Shumimin e votave” të 30 qershorit e ka komentuar dhe Presidenti Ilir Meta.
Presidenti në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë komentin e një qytetari, i cili thotë se votat u shumuan duke bërë seks në kutitë e votimit.
Presidenti i fton qytetarët të gjejnë një shpjegim shkencor të shumimit të votave.
'Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!', shkruan kreu i shtetit, ndërkohë këtë postim e ka shoqëruar me një ikonë duke qeshur me lot.
Kujtojmë se presidenti prej ditësh nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ndërkohë që këta të fundit kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij.