INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta dekoron dy diplomatë karriere me titullin më të lartë

Meta dekoron dy diplomatë karriere me titullin më të lartë

Publikuar më: 10:24 20-12-2017

Në prag festash Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekorojë dy diplomatë karriere. Ai i ka akorduar gradën diplomatike Dashnor Dervishit dhe Ilir Boçkës. Grada “Ambasador” i jepet këtyre dy emrave të njohur të diplomacisë shqiptare për kontributin e tyre. Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka janë të parët diplomatë që e marrin atë zyrtarisht këtë gradë në periudhën post-regjimit.

Ilir Boçka, diplomati i karrierës aktualisht është ambasador në Beograd.
Sipas ligjit për Shërbimin e Jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat Ilir Boçka ka një karrierë në shërbimin e jashtëm që në vitin 1981 duke pasur pozicione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në shtete të ndryshme dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Po kështu dhe Dervishi i ka marrë të gjitha grada e sot morri dhe atë më të rëndësishme, “Ambasador”.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881