INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta dekreton datën e nisjes së parlamentit

Meta dekreton datën e nisjes së parlamentit

Publikuar më: 14:00 29-08-2017

Presidenti Ilir Meta caktoi datën 9 shtator ora 10, si datë për nisjen  e seances së parë të parlamentit të ri. Në kalendar, data 9 shtator korrespondon me ditën e shtunë. Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, e nëse ai refuzon, nga pasaardhësi i tij. Gjithashtu zgjidhen dhe tre deputetë për sekretariatin që do të merret me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. Në parlamentin e ri Partia Socialiste, rrezikon të votojë e vetme qeverinë se në fakt i ka 74 deputetët, ndërsa PD ka 43, LSI 19 dhe PDIU 3 deputetë. Por gjithësesi deri në 9 shtator mund të ketë dhe surpriza të paktën nga aleati i saj PDIU.

Article Logic
Execution time: 0.003162145614624