INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Dhuna ndaj grave shenjë turpi për shoqërinë: Jo amnisti për dhunuesit!

Meta: Dhuna ndaj grave shenjë turpi për shoqërinë: Jo amnisti për dhunuesit!

Publikuar më: 11:04 25-11-2018

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri!” Kështu e nis mesazhin Presidenti Ilir Meta duke ju bashkuar fushatës kundër dhunës së grave.  Meta është i vendosur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje "Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli" duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës. Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”-shkruan Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0039691925048828