INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta do të shpikë medalie për votuesin socialist, Spiropali e quan agresor

Meta do të shpikë medalie për votuesin socialist, Spiropali e quan agresor

Publikuar më: 16:28 01-07-2019

Zgjedhjet e zhvilluara në këtë 30 qershor ishin të parat në historinë e pluralizimit në Shqipëri, të cilat bojkotoheshin nga partitë më të mëdha opozitare në vend, duke lënë shumë bashki me vetëm një alternativë zgjedhëse.

Në këtë mënyrë të gjithë aktorët politikë kanë pasur mendimet e tyre specifike për procesin eletoral.

Presidenti Ilir Meta, i cili ka dekretuar një datë të re në një deklaratë të sotshme lëshoi edhe një “thumbim” drejt Partisë Socialiste duke u shprehur se pas zgjedhjeve të 30 Qershorit i duhet të 'shpikë' një dekoratë të re, që sipas tij, me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të 'Heroit të votave socialiste'.

Për këtë deklaratë është kundërpërgjigjur Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila përmes një statusi në Facebook, thotë se Meta e ktheu deri javën e kaluar figurën ePresidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane.

Sipas Spiropalit, Meta është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit.

'Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane. Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë', shkruan Spiropali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557