INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta drejt presidencës, a do të pranojë? [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 27-04-2017

Me djegien e raundit të tretë për President më i ashpër nga të gjithë ka qënë Gramoz Ruçi i cili në emër të grupit parlamentar të PS tha se s’ka më tolerancë për PD. Gramoz Ruçi shtoi se PS i ka votat 71 votat që i duhen për të zgjedhur presidentin edhe pa votat e LSI-së, por ka shumë gjasa që presidenti i vendit nesër të zgjidhet pikërisht Ilir Meta. Duke analizuar rolin që luajti Kryetari i Kuvendit në Reformën në Drejtesi dhe hapsirat që i ka dhënë opozitës IN Tv parashikon që nesër Meta do kryesojë shtetin. Në fakt gjuha e fortë e Ruçit që shumë media e panë si kërcënim ndaj kryealeatit Meta, In tv e sheh më shumë si ftesë ndaj tij për tu bërë President i ardhshëm dhe argument për të vërtetuar se kjo zgjedhje nuk është diktuar nga presioni i votave.

Por mbetet për tu parë nëse edhe vetë Metas do të pranojë një propozim të tillë. Megjithatë për të garantuar që seancën e nesërme nuk do të ketë të njëjtin fat si 3 të parat Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, ka kërkuar që nesër të zhvillohen të 2 seancat  e mbetura në dispozicion për të dalë patjetër me një president ose për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ditën e premtë për të zhvilluar raundin e 4 për zgjedhjen e kreut të shtetit. Seanca do të mbahet në orën 17:00, ndërsa më herët mësohet se do të mblidhet grupi kuvendor i PS-së.

Për më shumë ndiqni kronikën...

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037