INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta: Ende ka shumë fëmijë që lypin dhe nuk arsimohen [Foto]

Meta: Ende ka shumë fëmijë që lypin dhe nuk arsimohen [Foto]

Publikuar më: 12:59 12-06-2018
12 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve,  ku ata kanë  të drejtë të mbrohen nga shfrytëzimi që përfshin kryerjen e çdo pune. Në kuadër të kësaj dite, Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në Facebook shprehet se duhet të reflektojmë për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.  Sipas Metës  ka ende shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.
 
femije.jpg
 
 
‘’Sot, në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kam një apel të veçantë, për të reflektuar dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme. Ende ka shumë fëmijë, që lypin në rrugë, punojnë në të zezë, jetojnë në kushte të papranueshme sociale e psikologjike, nuk arsimohen dhe janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Fëmijët tanë, janë e ardhmja jonë. Ata meritojnë një shoqëri që iu garanton të rriten të lumtur dhe në paqe. Të tregojmë më shumë vëmendje ndaj fëmijëve, më shumë vendosmëri për të penguar këto fenomene negative, për të forcuar masat ligjore ndaj përgjegjësve dhe përfituesve të shfrytëzimit të tyre dhe për të krijuar kushtet sociale në ndihmë të familjeve të varfëra.
Jo punës së fëmijëve!
Jo dhunës, abuzimit, dhe shfrytëzimit të tyre!’’ shkruan Meta në Facebook.
 
 meta_ok.jpg
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541